LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë në Greqi për kontrabandim të emigrantëve

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë në Greqi për kontrabandim të emigrantëve

Dy shtetas të Maqedonisë, njëri 36 dhe tjetri 50 vjeparë janë arrestuar dhe më pas janë liruar, për shkak se në furgonin e tyre janë gjendur 6 migrantë ilegal – 5 nga Siria dhe një nga Palestina. Sipas njoftimit të policisë greke, shtetasit e Maqedonisë janë arrestuar në hapësirat e parkingut mes qyteteve Aleksandropoli dhe Kamotini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Furgoni në të cilin njëri ka qenë shofer dhe tjetri bashkëudhëtarë, së bashku me 4 celularë janë marrë nga ana e policisë greke. Kanal 5 informon se të arrestuarit pasi janë dërguar në stacionin policorë, janë marrë në pyetje nga ana e prokurorit dhe janë liruar.


Vetëm një seancë më parë, siç njofton Kanal 5, policia greke kishte arrestuar edhe një 24 vjeçar nga Maqedonia, për të njëjtën arsye, pasi kishte tentuar të dërgojë në Greqi 11 emigrantë ilegal.

Ndërsa mbete te paqartë nëse të arrestuarit nga Maqedonia, kanë pasur qëllim që emigrantët t’i dorëzojnë në Greqi ose në mënyrë joligjire t’i sjellin në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori