LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prishtinë – u sekuestrohet kanabis dhe heroinë

Arrestohen dy persona në Prishtinë – u sekuestrohet kanabis dhe heroinë
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar këtë të martë në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, si të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Policia njofton se të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe një sasi heroinë.


“Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj dy personave të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar  sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe  një sasi heroinë”.

“Personat e dyshuar janë A. B 17 vjeç, dhe ​S. I 29 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës,  posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari S.I është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, pasi ndaj tij ka rezultuar aktive një urdhëresë e gjykatës, ndërkaq i dyshuari A.B, është proceduar më tej”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori