LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 54 protestues në Paris, zjarr në një stacioni treni si shenj proteste kundër një koncerti

Arrestohen 54 protestues në Paris, zjarr në një stacioni treni si shenj proteste kundër një koncerti

Forcat e rendit në Paris të Francës, i kanë arrestuar 54 protestues dhe detyruan evakuimin e stacionit të trenit, Gare de Lyon pasi iu vu zjarri si shenj proteste.

Udhëtarëve të shumë dhe turistëve iu kërkua ta lëshojnë objektin, ku gjatë vitit kalojnë mbi 90 milionë udhëtarë, pasi iu hodh zjarr derisa ishte koha e pasdites me më së shumti njerëz, transmeton Telegrafi.


Njësitet kundër trazirave janë ftuar në atë zonë, pasi kundërshtarët e regjimit të Republikës Demokratike të Kongos, filluan të demonstrojnë kundër një koncerti nga këngëtari Fally Ipupa.

Këngëtari 42-vjeçar është mbështetëse i presidentit Kongos, Felix Tshilombo dhe ka një lëvizje të madhe opozitare kundër tij me qendër në Paris.

Tym i dendur është parë duke dalë nga stacioni, ndërsa mësohet se janë ndezur vetëm kontejnerët e mbeturinave si dhe disa motoçikleta që ndodheshin në afërsi.

Deri më tani, ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet edhe për të lënduar gjatë këtyre demonstratave. /Telegrafi/