LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 3 të mitur në Skenderaj, gjuanin me pushkë

Arrestohen 3 të mitur në Skenderaj, gjuanin me pushkë

Policia ka arrestuar tre persona të moshës së mitur në fshatin Qirez të Skenderajt.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth mesditës së djeshme.

“Pas një informate të pranuar, njësitë policore në fshatin e lartcekur kanë ndaluar tre persona të dyshuar të mitur dhe i kanë sjellë në stacion të Policisë, pasi që tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysmë-automatike e kal.7.62 mm pa fishek, dy pistoleta plastike, një gaz maskë, dy palë dylbi, një thikë dhe një brisk, një qese me fasha, një uniformë e kamufluar ushtarake si dhe 13 (trembëdhjetë) gëzhoja të kal. 7.62 mm”, thuhet në raportin e Policisë.

Dyshohet se të arrestuarit kishin shkuar afër një pylli dhe kanë gjuajtur shenjë në një lis.

Policia po e trajton rastin si armëmbajtje pa leje  dhe përdorim i armës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori