Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të posedimit të narkotikëve në Prishtinë, ku të dyshuarit pas kontrollit në dy lokacione i janë sekuestruar edhe para, stoli ari, veturë, etj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, të martën në ora 09:30.


“Pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari m/k. Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 15 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. Po ashtu, si prova janë sekuestruar 21,375 euro para të gatshme, stoli ari, një veturë dhe një motoçikletë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendngjarje i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/