LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i zyrtarit doganor i përfshirë në kontrabandimin e “Viagrave”

Arrestimi i zyrtarit doganor i përfshirë në kontrabandimin e “Viagrave”

Një zyrtar doganor i Kosovës është ndaluar gjatë një operacioni i cili është kryer pas një hetimi dymujor nën dyshimet për përfshirje në kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe marrje e dhënie të mitës si dhe keqpërdorim të detyrës.

Zyrtari doganor është i angazhuar në pikën doganore në Han të Elezit.


Në emisionin ‘Kallxo Përnime’ janë transmetuar pamjet e xhiruara bashkë me zyrtarët doganorë në luftën për parandalimin e mallrave të kontrabanduara.

Një zyrtar doganor i Kosovës është ndaluar gjatë një operacioni i cili është kryer pas një hetimi dymujor nën dyshimet për përfshirje në kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe marrje e dhënie të mitës si dhe keqpërdorim të detyrës.

Operacioni për arrestimin e dy të dyshuarve është kryer nga Drejtoria e Zbatimit të Ligjit e Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Ferizajt. Po ashtu, është ndaluar edhe një i dyshuar për kontrabandë sistematike të përsëritur.

Nga masat e fshehta të përgjimit e hetimit zyrtarët doganorë kanë arritur deri të dyshimi i bazuar se kolegu i tyre ka komunikuar me të dyshuarin për kontrabandë duke ia mundësuar futjen përmes pikës doganore pa u kontrolluar. Driton Azemi, udhëheqësi i Departamentit operativ-hetimor të Doganës së Kosovës, ka treguar për aksionin e Doganës bashkë me prokurorinë e Ferizajt.

“Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore ne Ferizaj pas një hetimi disa mujor të një rasti të dyshimit të kontrabandimit të barnave ka arritur prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me kontrabandim të barnave ne mënyrë sistematike marrje e dhënie të mitës si dhe keqpërdorim të detyrës nga oficeri doganor dhe një oficer është arrsestuar”, tha Azemi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori