LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i minoritarit grek, reagon Tirana zyrtare: Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër, blerja e votës është shkelje e rëndë

Arrestimi i minoritarit grek, reagon Tirana zyrtare: Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër, blerja e votës është shkelje e rëndë

Ministrja e jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka reaguar sot pas arrestimit të kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Arrestimi i pjesëtarit të minoritetit grek ka shkaktuar reagimin e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.


Në reagimin e saj, ministrja shqiptare thotë se fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon autoriteteve greke që të monitorojnë nga afër situatën pa presione.

Kryeministri i Greqisë reagon për arrestimin e Belerit: Mbrojmë të drejtat e pakicës kombëtare greke
Lexo po ashtu Kryeministri i Greqisë reagon për arrestimin e Belerit: Mbrojmë të drejtat e pakicës kombëtare greke

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona”, ka shkruar ministrja në Twitter.

“Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat”, shtoi Xhaçka.

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës
Lexo po ashtu Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës

“Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, shkroi ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori