LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i doktorëve për ryshfet, Zemaj thotë se Kurti ka vendosur militantë nëpër spitale

Arrestimi i doktorëve për ryshfet, Zemaj thotë se Kurti ka vendosur militantë nëpër spitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas arrestimit të një anesteziologu dhe një kirurgu në Gjilan, të cilët u arrestuan nën dyshimin se kanë marrë ryshfet për të kryer një operacion.

Zemaj ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke thënë se tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale. Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit”, ka deklaruar Zemaj.

Morën qindra euro për një ndërhyrje - Prokuroria pritet të kërkoj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan
Lexo po ashtu Morën qindra euro për një ndërhyrje - Prokuroria pritet të kërkoj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan

Tutje, ai ka shkruar se “Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit – të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të dënohen”.

Ndryshe, sot një anesteziolog dhe një kirurg në Gjilan, janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë qindra euro ryshfet për të kryer një ndërhyrje.

Sipas policisë thuhet se anesteziologu kishte marrë nga viktima 100 euro, ndërkaq kirurgu 330 euro të tjera, i njëjti më pas i kishte kërkuar viktimës edhe 200 euro shtesë.

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Telegrafin se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për paraburgim.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori