Monitoruesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija thotë se është herët për të konkluduar arsyet e arrestimeve të kryera të enjten nga Specialja. Ai thotë se të arrestuarit mund të lirohen nëse nuk sigurohen prova të arsyeshme për të vazhduar hetimet.
Tre persona janë arrestuar, ndërkaq janë kryer edhe bastisje nga hetuesit e Speciales.
Isni Kilaj, Fadil Fazliu Bashkim Smakaj ndodhen në zyrat e EULEX-it dhe të njëjtit pritet të transferohen në Hagë, sipas familjarëve.
“Arsyeja e arrestimit të këtyre ende nuk kemi ndonjë informatë zyrtare nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por kryesisht këto bastisje ku kanë ndodhur edhe në të kaluarën kanë ndodhur për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale të pengimit të administrimit të drejtësisë. Pra, është ende herët që të vijmë me një konkluzion se për çfarë dyshimi apo arsye janë ndaluar. Por, munden dhe ndoshta pas kontrollimit, bastisjes dhe ndoshta siç ka qenë edhe në të kaluarën i kanë marr disa pajisje pastaj të njëjtit i kanë liruar. Pra, ende nuk kemi informata zyrtare se si do të veprohet më tutje”, thotë Alija.
Monitoruesi i procesit gjyqësor në Hagë, thekson se Dhomat e Specializuara e kanë në mandat që t’i ndjekin veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Sipas tij, çdo qytetar që ka informata për dëshmitarët, duhet të jetë i kujdesshëm pasi Dhomat e Specializuara mund t’i ndjekin penalisht.
“Dhomat e Specializuara kanë mandat që t’i ndjekin edhe veprat penale të cilat ndërlidhen me pengimin administrimit të drejtësisë apo ndikim tek dëshmitarët . dhe pranë Dhomave të Specializuara janë ngritur tre aktakuza që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Pra, sigurisht të gjithë ata qytetarë dhe personat që kanë informata qoftë për dëshmitarët duhet të jenë të kujdesshëm për arsye se Dhomat e Specializuara kanë mandat që t’i ndjekin edhe këto vepra penale të cilat kryhen në këtë moment. Pavarësisht që roli kryesor i Dhomave të Specializuara është për krime lufte dhe kundër njerëzimit të cilat supozohet që kanë ndodhur gjatë vitit 98-2000 kemi rezultat që ka rezultuar me 3 aktakuza”, thotë Alija.
Ai thotë se zhvillimet e sotme nuk mund të kenë ndikim në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Sipas tij, arrestimet e sotme apo dyshimet për kryerje të veprave penale të pengimit të administrimit të drejtësisë, do të jenë raste të reja, nëse ka prova.
“Këto zhvillime të cilat ndodhin arrestimet potenciale apo dyshimet në kryerje të veprave penale të pengimit të administrimit të drejtësisë do të jenë raste të reja në rast se ka prova tani është herët të supozojmë se si do të vazhdohet. Të njëjtit mund edhe të lirohen në rast se nuk gjejnë prova të arsyeshme për të vazhduar procedurat ose hetimet”, u shpreh Alija.
Mëngjesin e së enjtes, EULEX-i ka kryer disa arrestime në Kosovë për të cilat Prokuroria e Specializuar e Hagës ka thënë se kanë të bëjnë me vepra kudër administrimit të drejtësisë.
Specialja ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu.
Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt.
Është raportuar për bastisje edhe në shtëpisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Më vonë të enjten, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione sot në Kosovë.
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ZPS ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/protesta-serbi-780x439.jpg)
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
![KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_16-17-780x439.png)
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
![Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/2VNBQ5VLHBBKNIED3J2KRU6BAE-780x439.jpeg)
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
![Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/energjia-elektrike-780x439.jpg)
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
![Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ramush-haradinaj-780x439.jpg)
Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të
![LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/474911094_10232039951555175_3307140371179091323_n-780x439.jpg)
LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/yanina-latorre-y-lionel-messi-1952126-780x439.jpg)
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
![Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/620x-1-e1737840880805-780x439.jpg)
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
![Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/xheneta-5-780x439.gif)
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
![Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-2-780x439.png)
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
![Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/erdogan-780x439.png)
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
![Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite