LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak për gjinekologun nga Gjilani

Arrest shtëpiak për gjinekologun nga Gjilani

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. Th.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


Ndalohet për 48 orë doktori në Gjilan, pasi një gruaje i vdiq foshnja gjatë lindjes
Lexo po ashtu Ndalohet për 48 orë doktori në Gjilan, pasi një gruaje i vdiq foshnja gjatë lindjes

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se në rastin konkret përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ngase përveç dyshimit të bazuar në rastin konkret, plotësohet edhe kriteri ligjor i paraparë në nenin 183 paragrafi 1 nënparargrafi 2 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 2 pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori