LAJMI I FUNDIT:

Arne Slot ua rikujton gabimin e madh të Arsenalit lojtarëve të Liverpoolit si shenjë paralajmërimi

Arne Slot ua rikujton gabimin e madh të Arsenalit lojtarëve të Liverpoolit si shenjë paralajmërimi

Arne Slot ua ka rikujtuar lojtarëve të tij të Liverpoolit kolapsin e Arsenalit në garën për titull pas fitores me rezultat 3-2 ndaj Southamptonit të dielën.

Pas humbjes së Manchester Cityt me rezultat 4-0 ndaj Tottenhamit mbrëmjen e së shtunës, Liverpooli e shfrytëzoi këtë në favorin e tyre duke lëvizur kështu në tetë pikë epërsi në krye të tabelës.

Por duke folur pas ndeshjes, Slot ishte i etur për të nënvizuar se Arsenali lëshoi epërsinë prej tetë pikëve në mars të vitit të kaluar, për ta lejuar Man Cityn të shpallet kampion në Angli.


“Jo, definitivisht por ne gjithashtu dimë se si të menaxhojmë këtë epërsi që kemi për momentin dhe si t’i marrim këto fitore”.

“Mendoj se ishin një ose dy ndeshje që ne i fituam me rezultat të madh, teksa pjesa tjetër e tyre ishin me rezultat të ngushtë”.

“Kështu që e dimë se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje, këta lojtarë kanë qenë më gjatë në Ligën Premier se sa unë”, ka thënë Slot.

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Lexo po ashtu Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

“Ishte sezoni i kaluar, madje edhe më vonë gjatë atij sezoni kur Arsenali lëshoi epërsinë prej tetë pikëve dhe City u rikthye”.

“Kështu që nëse takoheni me Arsenal, City, Chelsea dhe të gjitha skuadrat tjera, Tottenham ishin të mirë po ashtu dje, që të gjitha këto janë në gjendje të fitojnë disa ndeshje me radhë”.

“Është mirë që kemi këtë pozitë, por patjetër nuk do të hutohemi nga kjo gjë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori