LAJMI I FUNDIT:

Armend Berisha zgjidhet kryetar i Gjykatës në Pejë, Nikollë Komani i asaj në Gjakovë

Armend Berisha zgjidhet kryetar i Gjykatës në Pejë, Nikollë Komani i asaj në Gjakovë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), përmes aplikacionit ZOOM, ka mbajtur takimin e 235-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi filloi me aprovimin e plotësim/ndryshimit të vendimit të KGjK-së, të datës 23 qershor 2020, për miratimin e listës së gjyqtarëve për të qenë pjesë e listës së Paneleve Hetimore, me mandat tre (3) vjeçar.


Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, zgjodhën anëtaren e Komisionit për Rishqyrtim të Ankesave, gjyqtaren Diellza Hoxha. Po ashtu, pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë, gjyqtarin Armend Berisha, si dhe kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, gjyqtarin Nikollë Komoni.

Anëtarët e Këshillit aprovuan kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabasiq, lidhur me transferimin e një gjyqtari në Gjykatën e Apelit, të cilit paraprakisht i lejohet përfundimi i një lënde penale si dhe themeluan anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në kuadër të Gjykatës e Apelit.

Mes tjerash, u diskutua edhe situata e gjyqësorit dhe përshtatja e punës së gjykatave në gjendje të pandemisë me ç’rast kryesuesi Çoçaj u bën përsëri thirrje të gjitha gjykatave, që organizimin e punës ta bëjnë në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së për masat kundër virusit COVID-19, vendimit të Këshillit, Planit emergjent për menaxhimin e krizës, vendimit të Qeverisë si dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori