LAJMI I FUNDIT:

Armëmbajtje pa leje e posedim i narkotikëve, tetë raste në 24 orët e fundit në Kosovë

Armëmbajtje pa leje e posedim i narkotikëve, tetë raste në 24 orët e fundit në Kosovë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka raportuar për tetë raste të armëmbajtjeve pa leje dhe posedim të narkotikëve vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Kllokot, Kamenicë, Fushë Kosovë e Gjakovë.


Në katër raste, rastet kanë pasur të bëjnë me armëmbajtje pa leje ku edhe janë konfiskuar armët, ndërkaq në katër rastet tjera, policia ka arrestuar disa të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Detaje nga raporti i Policisë:

Fsh. Nashec, Prizren 21.08.2020 – 01:28. Lidhur me rastin, më 28.01.2021 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë në një aheng familjar kishte shtënë me pistoletë me gas. I dyshuari ka dorëzuar pistoletën me gas, e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kllokot 28.01.2021 – 13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me 19 copa diabollë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Kamenicë 28.01.2021 – 14:55. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga burri i saj (i cili ka vdekur), ka trashëguar një pushkë gjuetie me 21 fishek. Pushka me fishek është konfiskuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 28.01.2021 – 13:05. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Beqir Kastrati, Prishtinë 28.01.2021 – 03:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas pjesëmarrjes në një rrahje dhe gjatë kontrollit nga policia tek i dyshuari është gjetur një sasi e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Mentor Ratkoceri, Prishtinë 28.01.2021-20:20. Njësia policore deri sa ka ndaluar një veturë civile dhe kur zyrtarët policor kanë kërkuar nga i dyshuari mashkull kosovar se a posedon diçka të jashtëligjshme, i dyshuari ka nisur vrullshëm veturën, mirëpo për shkak të pengesave në rrugë prej  një automjeti tjetër i dyshuari  braktis veturën dhe ik në këmbë duke gjuajtur një qese të vogël me substancë të dyshuar marihuanë të cilën njësia policore e ka konfiskuar. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarët të cilët kanë qenë në veturën e të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, vetura e të dyshuarit është konfiskuar dhe është dërguar në parkingun e stacionit policor.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.01.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë m epeshe një(1) gram si dh enjë thikë të cilat janë konfiskuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mark Malota, Gjakovë 28.01.2021 – 02:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit nga policia, tek e njëjta është gjetur një sasi e vogël e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori