Ndërtimi pa kriter në kryeqytet, nga profesionistë vlerësohet se Prishtinën e ka kthyer në një qendër ku të ngufatë. Ndërtime pa plan, aty ku ka vetëm mure e jo gjelbërim.
Arkitekti Valdet Osmani, për këtë katrahurë fajin ua lë edhe arkitektëve dhe kërkon hetime nga Prokuroria për atë çfarë ka ndodhur me betonizimin e qyteteve.
“Problemi kryesor në betonizimin e Prishtinës janë vetë arkitektët sepse nuk mundet shumica e investitorëve që kanë ardhur, pra nuk janë të gjithë arkitekt”, ka thënë ai.
Osmani thotë se të gjitha projektet janë bërë nga një arkitekt dhe ai do të duhej të ishte i vetëdijshëm që po rrezikon edhe njerëzit e tjerë dhe të gjithë qytetin.
Ai thotë se edhe prokuroria do duhej t’i hetonte këto raste.
“Ai e ka bo një punë të kundërligjshme dhe me ato punë të kundërligjshme ka tentu dmth të përfitojë por i ka bo dom të madh komunës. Pastaj janë dmth planet rregulluese dhe planet zhvillimore komunale, ku prokuroria ish dashtë t’i hetojë të gjitha këto pavarësisht ku janë ose të merr me një “Taskt-Forcë” sepse aty kemi qëllimshëm degradimin e shtetit. Përpos Prishtinës edhe qytete të tjera ku shumë plane rregulluese, plane zhvillimore dhe urbane është qëllimi kryesor degradimi dhe mirëqenia e qytetarit nuk është marrë parasysh dmth është dëmtu shëndeti i qytetarit është dëmtu ekonomia e Kosovës është dëmtu e ardhmja e rinisë”, është shprehur ai, raporton”Betimi për Drejtësi”.
Osmani shton se te ndërtimet nuk po merren për bazë kriteret për personat më aftësi të kufizuara dhe as kritere tjera.
“Nuk merren kriteret për metër katror për banorë në atë zonë. Pra, kemi beton-rrugë, vetëm banim dhe rrugë. Nuk ke as ku ecë, as ku luajnë fëmijët, as ku e parkon veturën. Kemi një betonizim total të Prishtinës një ngulfatje që i krijon geto dhe të gjitha problemet i shihni edhe krimi edhe rritja e këto shkaku i këtij planifikimi të gabum, pra kemi njerëz që janë vra për parking konflikti është shkaku i stresit kur del e ka rrugën e bllokume shpesh pasi që nuk është e planifikume si duhet pra kjo gjeneron të gjitha të këqijat”, ka shtuar ai,
Në anën tjetër, drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, thotë se do rrisin inspektimet në gjithë Prishtinën pasi kur kanë marrë mandatin kanë gjetur vetëm katër inspektorë.
“Po synojmë që ta shtrijmë kontrollin në masë të madhe në të gjithë territorin e Komunës së Prishtinës. Kemi gjetur Drejtorinë e Inspeksionit me vetëm katër terrene që nënkupton me vetëm katër inspektorë të ndërtimit që kanë mbikëqyr gjithë territorin e Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.
Dushi ka thënë se kanë dyfishuar numri dhe se synojmë që çështjet që ndërlidhen me ndërtimin në Prishtinë t’i fusin nën kontroll me qëllim që ato të zhvillohen vetëm në përputhje me ligjet në fuqi dhe në përputhje me projektet të cilat aprovohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?