LAJMI I FUNDIT:

Arkitekti e shndërron shtëpinë e tij në një ‘pyll të brendshëm’, me më shumë se 400 bimë

Arkitekti e shndërron shtëpinë e tij në një ‘pyll të brendshëm’, me më shumë se 400 bimë

Një arkitekt me një dashuri të madhe për bimët e gjelbra e ka shndërruar shtëpinë e të tij në qytet në një ‘pyll’, pas viteve të mbledhjes së bimëve të rralla dhe të pazakonshme.

Jason Chongue nga Melbourne i Australisë, ka një koleksion mahnitës me gjelbërim me më shumë se 400 bimë që janë bërë pjesë e dekorit.

Me pak hapësirë ​​në natyrë për të punuar, arkitekti 32 vjeçar solli kopshtin e tij brenda – dhe që atëherë ka mbushur çdo cep të shtëpisë së tij me bimë në vazo dhe të varura të të gjitha formave dhe madhësive.

“Numërimi i fundit ishte mbi 400 bimë brenda dhe jashtë ka shumë më shumë”, tha Jason për Daily Mail Australia.

“Mbushja e shtëpisë time me bimë ishte një rezultat organik i mungesës së hapësirës së jashtme të mjaftueshme për të ushqyer fiksimin tim të kopshtarisë”.

“Kur jetoni në një komunitet të dendur urban, hapësira e jashtme vjen me një çmim më të lartë, kështu që përgjigjja ishte kopshtari në ambiente të mbyllura. Ka kaq shumë bimë të brendshme që mund të lulëzojnë në botën tonë të brendshme”, shton ai.

Mania e tij me bimët filloi organikisht kur ai ndihmoi prindërit dhe gjyshërit e tij me kopshtarinë në një ‘moshë shumë të re’.

“Unë isha i dashuruar me natyrën dhe gjelbërimin, nga bimët te kafshët shtëpiake isha i fiksuar. Unë do t’i kaloja ditët e mia në kopsht, duke u rritur dhe eksperimentuar me gjithçka që më vinte në dorë”, tha ai.

“Gjatë viteve unë kam eksploruar një sërë llojesh dhe specie bimësh, ndërsa koleksioni është rritur dhe evoluar. Disa bimë që kam me vete tani janë nga fëmijëria ime, ndërsa të tjerat janë shtesa dhe të tjerat janë transferuar tek unë”.

“Obsesioni im me bimët vjen nga pasioni im për gjelbërimin dhe mënyrën se si bimët mund të bëjnë ndryshim në hapësirat tona të jetesës”, përfundon Jason. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori