LAJMI I FUNDIT:

Arjen Robben rrëfen tmerrin që përjetoi gruaja e tij me coronavirus: Kishte probleme me frymëmarrjen

Arjen Robben rrëfen tmerrin që përjetoi gruaja e tij me coronavirus: Kishte probleme me frymëmarrjen
Arjen dhe Bernadien Robben (Foto: Getty Images)

Arjen Robben ka zbuluar se gruaja e tij Bernadien u diagnostikua me coronavirus dhe kishte shumë probleme me frymëmarrjen gjatë betejës së saj me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ish-ylli i Chelsea dhe Bayern Munich u tregua i hapur për frikën që çifti përjetuan gjatë kësaj kohe, dhe theksoi se Bernadien kishte luftuar për t’u rikuperuar nga virusi për një periudhë të qëndrueshme.


Robben gjithashtu përshëndeti mbështetjen e paçmuar nga miqtë e tyre gjatë krizës, ku çiftin ishin të kufizuar në izolim, shkruan DailyMail.

Futbollisti i pensionuar tani hedh dritë më tej në takimin e tij personal me COVID-19, i cili vazhdon të bëjë kërdi në të gjithë globin ndërsa qeveritë përpiqen të luftojnë me situata të vështira.

“Gjëja më e keqe për gruan time ishte që ajo ndjeu këtë presion në gjoksin e saj dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Kjo nuk ishte aspak një ndjenjë e bukur”, ka thënë futbollisti.

“Ju gjithashtu e vini re sa zgjat. Nuk është sikur të ndjeheni më mirë pas një ose dy ditësh. Unë jam shumë i lumtur që nuk u bë më keq”, shtoi ai.

Arjen Robben me gruan e tij, Bernadien dhe fëmijët e tyre Lynn, Luka and Kai (Foto: Hannes Magerstaedt/Getty Images/Guliver)

Teksa Robben dhe partnerja e tij ishin të kufizuar për të qëndruar në shtëpinë e tyre, miqtë e çiftit morën sende ushqimore për ta dhe e morën qenin e tyre për shëtitje çdo ditë.

Ai shtoi: “Për fat të mirë kemi miq shumë të dashur që na ndihmuan atëherë. Por kjo ishte një situatë e çuditshme, ju nuk mund të dilni fare”.

“Ne gjithashtu kemi një qen me të cilin nuk lejohemi të shkojmë në pyll me të. Miqtë morën qenin dhe shkuan për shëtitje me të”, tregoi futbollisti.

Që atëherë Bernadien ka luftuar kundër coronavirusit, dhe Robben më pas tregoi se gjendja e saj shkoi duke u lehtësuar.

“Për fat të mirë, gjithçka ishte ende nën kontroll, por jo mirë”, tha ai.

“Ajo ndihej vërtet keq, por për fat të mirë tani është testuar negativ dhe po ndihet më mirë”, ka thënë Arjen Robben. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori