LAJMI I FUNDIT:

Ariu në Prizren do të vritet

Ariu në Prizren do të vritet

Prizreni aktualisht më në prioritet e ka sigurinë, por që po ua cenon një ari. Tash e disa javë kafsha e egër po bën dëme. Veçse, sipas komunarëve, tani i ka ditët e numëruara.

Demir Nashiq, nga Prizreni ka thënë se ai po frikësohet nga ariu, për shkak se ky i fundit është i rrezikshëm për qytetarët

“Unë bëj alpinizëm shpesh këtij, për tani nuk po guxoj. Çdo dit dal në ballkon për ta shikuar se ku po fshehët ai, shpesh e shoh edhe e fotografoj”, tha ai në një intervistë për Klan Kosovën.

Ndërsa edhe shumë qytetarë janë ankuar për prezencën e këtij ariu, duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët të cilët luajnë në parkun “Marash”.

Njëri nga qytetarët e Prizrenit madje kanë thënë se ata kanë parë gjurmët e ariut, shumë afër parkut të lojërave të fëmijëve.

Por frikës, siç duket do t’i vijë fundi shumë shpejtë.

Inspektorati i Agjencionit të Pyjeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Ariu problematik i Prizrenit zbret në qytet
Lexo po ashtu Ariu problematik i Prizrenit zbret në qytet

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori