eksperti ad

Një burrë në shtetin amerikan të Kolorados pati një surprizë të frikshme kur hapi derën e kamionit të tij dhe gjeti një ari të ulur në ulësen e pasagjerit.

Ngjarja ndodhi në Steamboat Springs, ku kamera e sigurisë së një shtëpie aty pranë regjistroi momentin kur burri hapi derën e automjetit dhe u përball papritur me kafshën e egër brenda kabinës.


Sipas raportimeve, ariu kishte hyrë në kamion përmes një dritareje të lënë hapur dhe po kërkonte ushqim brenda automjetit.

- YouTube www.youtube.com

Pavarësisht se dera ishte hapur, kafsha nuk doli menjëherë, por vazhdoi të kontrollonte pjesën e brendshme të kamionit.

Pronari më pas mori një dërrasë druri dhe e përdori për ta trembur ariun, derisa kafsha u largua nga automjeti. Kamioni nuk pësoi dëmtime serioze dhe nuk pati të lënduar.

Ngjarje të tilla janë bërë më të zakonshme në zonat e Kolorados ku arinjtë afrohen pranë banesave në kërkim të ushqimit, duke i bërë autoritetet të paralajmërojnë banorët që të mos lënë ushqime apo mbeturina të pambrojtura. /Telegrafi/