LAJMI I FUNDIT:

Arifi thotë se paratë e taksapaguesve të Kosovës po përfundojnë në llogaritë e aktivistëve të PVD-së

Arifi thotë se paratë e taksapaguesve të Kosovës po përfundojnë në llogaritë e aktivistëve të PVD-së

Qeveria e Kosovës, një javë më parë ka ndarë 1.2 milion euro  për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Pas ndarjes së këtyre mjeteve ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka akuzuar PVD-në për zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën. PVD është sinonim i korrupsionit në Luginë, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Atifi në një postim në Twitter.

Edhe Alteranativa për Ndryshim, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ka reaguar duke thënë se “Përvoja me zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike, nis me PVD-në, vazhdon me inatet personale të Ardita Sinanit dhe përfundon me subjektivitetin ofendues të Ragmi Mustafit si ‘udhëheqës” i KKSH-së”

“Në kohën e migrimit masiv dhe në mesin e problemeve madhore socio-ekonomike e politike për Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar në krye me Ragmi Mustafin, në mënyrë perfide shpërndanë mjetet e Qeverisë së Kosovës në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak”.

Në komunikatë thuhet se “konkursi i fundit nga KKSH, për të justifikuar mjetet e Qeverisë së Kosovës, përmbushë apetitet e militantëve, dhe u jep kuptim votave të blera për fushatën e zgjedhjeve të 13 nëntorit”.

“Konkurs skandaloz me listën e gjatë të përfituesve po aq skandaloze sa vet menaxhimi i mjeteve të Qeverisë së Kosovës, që bie ndesh me veprimtarinë e mirëfilltë të KKSH-së. Si përfundim, milionat e taksapaguesve kosovar, ndodhen në llogaritë e funksionerëve e aktivistëve të PVD-së”, thuhet në reagim.

“Njëkohësisht, ky është ofendimi i radhës nga e gjithë struktura e PVD-së, karshi qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kosova sapo e ‘ndihmoi’ strukturën e përgjithshme të PVD-së dhe jo Luginën e Preshevës! Dinjitetin që Këshilli Kombëtar Shqiptar e humbi me PVD-në, është koha t’ia kthejmë për hirë të çdo shqiptari të kësaj ane!”

Ky subjekt politik thotë se “ditëve në vijim, do të bëhen publike faktet për shumat marramendëse, dedikuar përfituesve të pangopur të PVD-së”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori