LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Asociacionin po e pranojmë në formë të heshtur

Arifi: Asociacionin po e pranojmë në formë të heshtur

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, e sheh të dobishëm qëndrimin tre ditor në Kosovë të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai thotë se pas marrëveshjes për energji në veri, ekziston momentum i mirë për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Arifi thotë se progresi për arritjen e një marrëveshje për të pagjeturit dhe do të detyronte Serbinë të pranonte krimet e bëra në Kosovë.

“Vizita e zotit Lajçak është shumë me rëndësi, sidomos pas vazhdimit të mandatit të tij për 18 muaj e ardhshëm. Kjo i jep një energji dhe siguri se dialogu duhet të vazhdojë në ritmin e duhur, apo të themi në ritmin më të mirë. Normalisht takimi i tij me gjithë krerët shtetëror dhe të pagjeturit na jep me kuptu se pas marrëveshjes për energji në veri, po ofrohet një momentum i mirë që të përfundojnë edhe marrëveshjet tjera sidomos ajo për të pagjeturit. Kjo është një shenjë e mirë se kjo është një dhimbje e madhe për ne dhe me mbylljen e këtij kapitulli edhe do të detyronim Serbinë që t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë”, deklaron Arifi, për Kosovapress.

Ai thotë se pas marrëveshjes për energjinë në veri, pret një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ekziston një momentum i mirë, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, apo dakordimit për atë marrëveshje. Ka momentum nga dy palët që të përfundojë dialogu, po flasim edhe për dialogun final, pavarësisht se mund të kemi edhe tema që gjatë rrugës mund të përfundojnë. Sidoqoftë edhe presioni ndërkombëtar, sidomos i ShBA-së dhe BE-së, por edhe ndaj Kosovës që të përfundojë ky dialog, pasi e kanë kuptuar që problemet e hapura apo konflikte te hapura sjellin konflikte më të komplikuara që mund të implikohen shumë palë që kanë qëllime jo të mira për Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

Ndërkohë, kërkon nga Qeveria e Kosovës që mos të frikësohet nga tema e diskutimit të Asociacionit.

Sipas tij, i njëjti po zbatohet në formë të heshtur, kur flasim kompetencat e gjykatave atje, komunave dhe së fundmi edhe me energjinë.

“Asociacioni do të jetë pjesë e dialogut, Qeveria e Kosovës është treguar shumë rigjide në këtë pikë, por ndoshta e ka pasur si një strategji që mos të thotë ‘po’ në fillim, por të shtyjë sa më shumë që të vendos në kornizë të marrëveshjes finale. Sidoqoftë ajo duhet të bisedohet pa frikë, në fund të ditës është një marrëveshje ndërkombëtare që e kemi votuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Por, marrëveshja për Asociacionin nuk guxon që të ikë nga korniza e rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës. Në këtë formë edhe mund të pranojmë në parim, por me një fusnotë, por gjithmonë duke pritur njohjen nga Serbia sepse ajo do të ishte marrëveshja finale. Asociacioni mund të zbatohet vetëm kur të kemi njohje nga Serbia. Nëse e shikojmë në thellësi dhe detaje, ne kemi pranuar Asociacioni në formë të heshtur, kur flasim për Gjykatat në veri, kompetencat që iu kanë dhënë komunave serbe, së fundmi me energjinë, këto janë copëza të Asociacionit një formë”, shton Arifi.

Optimizmin e Lajçak për liberalizim të vizave për Kosovën, Arifi e vlerëson pozitiv, por thotë se ai është vetëm një zë shtesë dhe nuk është faktor vendimmarrës.

Krahas kësaj, ai sugjeron Qeverinë e Kosovës që mos të diskutojë dhe as të pranojë udhërrëfyes të ri për liberalizim të vizave.

“Qeveria e Kosovës as nuk duhet të diskutojë këtë çështje dhe të pranojë asgjë shtesë. Por Qeveria duhet të dedikohet që të implementojë të gjitha standardet e BE-së duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo për mua do të ishte një standard i lartë jo vetëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vet brenda disa shteteve të BE-së. Sa i përket ndikimit të Lajçak në liberalizim të vizave, besoj se jo shumë, por gjithsesi është një zë shtesë dhe racionaliteti. Pasi është fasilatori i dialogut dhe mund të ketë një përshtypje pozitive për vizat, një mbështetje shumë e rëndësishme”, përfundon ai.

Pas qëndrimit tre ditor në Kosovë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u nis për në Beograd, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori