Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, njëherësh blogerja Ariana Fejzullahu, pritet të bëhet nënë së shpejti.

Ajo është e martuar prej vitesh me artistin shqiptar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve (Arti, Era dhe Buna).


E njëjta ka organizuar së fundmi një festë “Baby Shower”, e cila i dedikohet foshnjës që do ta sjellë së shpejti në jetë.

69267933 677216812795743 7321229736984707072 n Ariana Fejzullahu/Foto: Instagram

Pjesë e kësaj feste shumë të veçantë janë bërë disa prej miqve më të afërt të blogeres.

Nga figurat publike, të pranishëm ishin këngëtarja Orhidea Latifi- Kida si dhe bashkëshortja e Lyrical Son, Gresa Krasniqi.

Ambienti i festës ishte rregulluar mjaft bukur, i dekoruar me ngjyrë të bardhë dhe rozë nga 'Grand Decor'.

Gjithashtu, vëmendje të madhe mori Ariana bashkë me dy vajzat e saj, të cilat ishin veshur njësoj dhe dukeshin tejet elegante. /Telegrafi/

69259536 368780960459504 8547091756351488000 n Ariana Fejzullahu/Foto: Instagram

68868114 356058105329543 7427923033924304896 n Ariana Fejzullahu/Foto: Instagram

Arianaaa e1566282128159 Ariana dhe Kida/Foto: Instagram