Argjentina Ramosaj sjell imazhe të shkëputura gjatë xhirimeve të klipit të ri
Këngëtarja shqiptare, Argjentina Ramosaj, vazhdon të mbetet njëra nga më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ani pse kohëve të fundit ka qenë pasive sa i përket prurjeve të reja muzikore, ajo nuk ka lënë anash postimet e ndryshme nga përditshmëria e saj.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka gati projektin e ri, ndërsa ka ndarë imazhe nga xhirimet e klipit.
Në një pistë makinash, Argjentina është shfaqur duke mbajtur një flamur në dorë, ndërsa ka mahnitur me dukjen.
E veshur me komplete ngjyrë rozë, dukjes ajo i ka shtuar edhe makijazh, çka po e bën të duket edhe më bukur.
Derisa po paralajmëron se është duke u rikthyer në skenën muzikore, këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera sa i përket këngës së re. /Telegrafi/








































