LAJMI I FUNDIT:

Argëtim dhe aventura për të gjitha moshat në HyperActive

Argëtim dhe aventura për të gjitha moshat në HyperActive

HyperActive është qendra më e mirë argëtuese për familje dhe shoqëri në Prishtina Mall, që ofron një shumëllojshmëri të gjerë të aktiviteteve dhe atrakasioneve për të gjitha moshat. Me një hapësirë prej mbi 11,000 metra katrorë dhe me një ekip prej 190 personash, HyperActive është vendi ideal për argëtim.

Pavarësisht nëse je i rritur apo fëmijë argëtimi të pret në pistën e Go Kart. Ndize njërin nga automjetet elektrike dhe shkel gazin në pistën 500 metra të gjatë – ku mund të garosh me deri 10 persona. Në HyperActive të pret edhe Laser Tag – me armët dhe jelekët me ndriçim infra të kuqe ju do të përjetoni betejën teksa shmangni laserët dhe mboshtni kundërshtarët tuaj. 

Fëmijët në HyperActive do të mund të luajnë edhe me mbi 80 lojëra arcade – rikthim në kohë për gjeneratat e reja, por me argëtim pa fund dhe patjetër me teknologji më të avancuar. Por edhe gjeneratat e vjetra – që përmes arcade mund kthehen në nostalgjinë e rinisë.

Aventurë, frikë por edhe logjikë nën presion të japin Escape Rooms në Hyper Active – që nga imitimi i  La Casa De Papel, Harry Potter e deri tek tregimet e famshme arabe Njëmijë e një net. Këtu teston vetën dhe durimin tënd.

Të gjithë atyre që u pëlqen realiteti virtual, në HyperActive mund ta përjetoni atë përmes VR – Hologate. Me një shumëllojshmëri përvojash VR – ju mund të luftoni, vallëzoni, por dhe shumë çka tjetër.

Një përvojë krejtësisht e re dhe e pa përjetuar janë edhe sakicat – mënyrë më e lehtë dhe e shpejtë për të hequr stresin e gjithë ditës. E krahas përvojave të reja, HyperActive ofron edhe lojëra me të cilat jemi mësuar – por të tilla që përdorin teknologjinë më të fundit.

Sfido miqtë apo dhe familjen në një lojë pikado – por me markën më të re “CASUALDARTS 501”, të pajisur me sisteme teknologjike të avancuara. Ose luaj një lojë Bowling – veç jo atë të mërzitshmin dhe të zakonshmin, por me teknologji të avacuar dhe përvojë vizualisht mahnitëse.

Për ata që pëlqejnë argëtim pa emocione të forta, shuffleboard është loja e shkëlqyer për të gjitha moshat. Rrëshqit disqet në tryezë dhe syno fitoren.

Krahas argëtimeve të pafundme – ju mund të shfrytëzoni edhe HyperActive Bar ku gjeni birra, verëra dhe koktej që do të shuajnë etjen pas gjithë asaj adrenaline. Dhe nëse je fans i sporteve, atëherë ky bar është ideal për ju.

Mund të shikoni çdo lojë duke mos humbur asnjë minutë nga askioni në ekranin masiv 320 inç, 4K Ultra HD LED dhe mbi 25 televizorë dhe me kualitet origjinal të transmetimit.

HyperActive është edhe vend i festave për fëmijët tuaj. Ditëlindjet e tyre do të kenë më shumë kuptim dhe emocione ku krahas festës përjetojnë dhe adrenalinën e lojërave.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: HyperActive

Instagram: hyperactive.ks

Web: https://www.hyper-active.com/