LAJMI I FUNDIT:

Ardiani rrëfen si ndodhi kidnapimi dhe zhdukja e babait të tij, veprimtarit Remzi Hoxha, 24 vjet më parë

Ardiani rrëfen si ndodhi kidnapimi dhe zhdukja e babait të tij, veprimtarit Remzi Hoxha, 24 vjet më parë

Janë bërë 24 vite që nga kidnapimi dhe zhdukja e veprimtarit të njohur Remzi Hoxha në Shqipëri. Që nga ajo kohë e deri më tani familja e tij nuk ka marr asnjë informatë të saktë se ku gjendet trupi i tij.

Ardian Hoxha djali i tij, në një intervistë për emisionin ‘Përballje ditore’ në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për rastin e babait të tij, se çfarë ka bërë shteti shqiptar dhe drejtësia për të zbuluar se çfarë ka ndodhur më 21 tetor 1995.

Hoxha ka treguar se familja e tij, babai dhe axhallarët ishin maltretuar dhe persekutuar për veprimtarinë kombëtare nga pushteti serb në atë kohë dhe për këtë arsye kishte vendosur të largohet për në Shqipëri babai I tij e më vonë edhe familja. Ai thotë se babai i tij kishte ëndërr Shqipërinë e pikërisht në këtë vend edhe është kidnapuar edhe më pas zhdukur e që sot familja nuk din ku janë eshtrat dhe varri i tij. Ai ende shpreson që drejtësia të vie në vend.

Ardian Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Përballje ditore’  në Telegrafi.com

Rrëfimin e tij e ka filluar duke treguar se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij më 21 tetor të vitit 1995.

“Ne edhe familja kemi shkuar diku kah fundi i verës së vitit ’95 për të jetuar në Shqipëri. U shpërngulëm t’i bashkohemi babës, sepse ai ishte aktivist për çështjen e çlirimit të Kosovës dhe një nga financuesit më të mëdhenj të UÇK-së. Ka qenë person që i ka prirë proceseve edhe fizikisht, jo të jap urdhra. Kështu ai ishte i përndjekur nga regjimi serb. Ne jetonim në Ferizaj deri në vitin ’91, derisa na shtruan shumë presion të madh, për të na përzënë nga Kosova. Mbasi shkuam në Shqipëri dhe u regjistruam nëpër shkolla, aty na ka dërguar pesë ditë baba në shkollë. Ditën e gjashtë e morëm lajmin që e ka marr dikush”, ka thënë ai duke treguar se çfarë arsyesh iu kishin dhënë për zhdukjen e tij.

“Informata e parë që na u tha nga njerëzit në institucione është se është marr për verifikim si shtetas i huaj dhe mund të mbahet 24 deri në 72 orë. Kaluan tërë ato orë, dhe kalonin ditët, javët e muajt dhe faktikisht nuk është gjetur më. As nuk e dinim çka po ndodhë, dhe për ne si familje ka qenë shumë e vështirë, por ne si fëmijë edhe nana nuk i kemi ditur të gjitha maltretimet që ua kanë bërë axhallarëve. Ato ditë kur e kanë kërkuar vazhdimisht kanë pasur punë me lloj-lloj mashtruesish që iu kanë kërkuar para kinse për ta gjetur”, ka thënë ai.

Familja e mashtruar për gjetjen e informatave për babain e tij Remzi Hoxha

Ndër të tjera ai ka treguar se si i kishin mashtruar duke ua dhënë eshtrat e qenve me pretekstin se janë të babait të tij.

“Emocioni më i rëndë dhe më i fuqishëm dhe njerëzit mashtrues që e kanë dërguar në mes të malit axhën për t’i marr eshtrat dhe në fund i ka marr eshtrat e qenit. Axha e sheh që nuk duken si eshtra të njeriut. Pastaj rasti tjetër kur i thonë që është në spital të të çmendurve psikik dhe është e ndaluar rreptësisht të hyhet aty. Kështu axha i punëson dy njerëz të SHIK ( Shërbimit Informativ Kombëtar) dhe e falsifikon një ID dhe hynë brenda. Ua blen edhe kombin për ta rrëmbyer nga spitali, futen brenda dhe thonë është kjo dhomë. Kur shikon nuk është aty, shkon tek dhomat me rend, por nuk e gjen. Pra janë përjetime nga më të rëndat që një njeri normal nuk i bënë, por neve na kanë ndodhur të gjitha këto në Shqipëri”, ka thënë ai.

Hoxha në këtë intervistë ka folur për procesin gjyqësor i cili ka filluar vetëm mbas 10 viteve të zhdukjes së babait të tij.

Ardian Hoxha në një intervistë për Telegrafi.com

“Vetëm procesi gjyqësor ka zgjatur 17 vjet, dhe ky proces ka filluar mbas 10 viteve. Pra 10 vite ne kemi qenë të mashtruar sepse në kohën kur e kanë zhdukur babin tim, axhallarët kanë marr avokatët më të fortë të asaj kohe, dhe njëri prej tyre mbas dy dite ka thënë që nuk mund të merret me rastin se i shkon koka. Edhe avokati tjetër e ka dhënë të njëjtën përgjigje, derisa kanë rënë tek një tjetër që është paraqitur si avokat. Ai ka thënë se do të merret me rastin por duke theksuar se është e rrezikshme kjo punë. Ai ka thënë që nuk do të nënshkruante asgjë vetëm se do të punonte për ne. I bije që 10 vite ne kemi pasur “avokat” njeriun e Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, pra njeriun e lidhur ngushtë me kriminelët që e kanë zhduk, rrëmbyer dhe vrarë babin tij”, ka thënë ai.

Sipas tij se kishin pasur avokat një njeri të infiltruar të shërbimit informativ të Shqipërisë e kishin kuptuar nga avokati Tomë Gashi, i cili kishte shprehur dëshirë të angazhohet rreth rastit të Remzi Hoxhës.

“Toma ma kërkoi dosjen, dhe kur ia kam sjellë dosjen që ne e kishim, tha jo jo dosjen gjyqësore. I thash ne nuk e kemi atë sepse nuk kemi të drejt, dhe ai me habi më tha se si nuk keni të drejt. Unë i tregova që avokati ynë na ka thënë që nuk kemi të drejt. Ai e nxori Kodin Penal të Shqipërisë dhe aty shkruante se si palë e dëmtuar kemi qasje në dosjen gjyqësore. Iu tregova axhallarëve dhe në atë takim e kuptuam që kemi qenë të mashtruar. E thirrëm këtë “avokatin”, Petrit Siriani dhe i treguam që duam të shkojmë ta marrim dosjen. Ai e kuptoi që e kemi zbuluar. Më pas u angazhua edhe Tomë Gashi për të parë manipulimet që na janë bërë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori