LAJMI I FUNDIT:

Ardhja e kontingjenteve me vaksina nga Pfizer, pritet përshpejtim i procesit të vaksinimit antiCOVID

Ardhja e kontingjenteve me vaksina nga Pfizer, pritet përshpejtim i procesit të vaksinimit antiCOVID

Më 28 dhe 29 qershor në vend arritën kontingjente me vaksina nga marrëveshja e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Pfizer.

Derisa më 28 qershor arritën 81 mijë e 900 vaksina, më 29 qershor arritën 106 mije e 470, që në total janë 188,370.


Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se me ardhjen e vaksinave Pfizer, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.

“Këto dhe vaksinat që do të vijnë, do të jenë të mjaftueshme në arritjen e objektivit tonë për imunizimin e 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, ka thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”.

Sipas MSH-së, vaksinimi po organizohet dhe po kryhet në përputhje me Planin e vaksinimit, pra orarin e shpërndarjes së vaksinave, numrin e qytetarëve të kualifikuar në grupet me përparësi sipas fazave të vaksinimit, dhe aspektet logjistike të zinxhirit të ftohtë, në përputhje me kushtet e transportit dhe ruajtjes së vaksinave.

Më tej thuhet se për Ministrinë e Shëndetësisë, përveç sigurimit të vaksinave për të gjithë qytetarët, prioritet ka qenë që vaksinat të cilat administrohen në Republikën e Kosovës, të jenë vaksina të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane, dhe kështu vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe forma më efikase në përballjen me Pandeminë.

“Megjithatë edhe pas sigurimit të tyre, ne do të duhet t’i respektojmë në mënyrë strikte masat parandaluese, që janë distanca fizike, mbajtja e maskës, ajrosja e hapësirave të mbyllura, dhe higjiena e duarve, e cila duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit”.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, MSH një ditë më parë po ashtu ka njoftuar për praninë e variantit Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2.

“Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e  IKSHPK-së  tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet  dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”.

Varianti Delta u detektua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, i cili sot është njëri prej varianteve më brengosës. Hulumtimet e gjertanishme sugjerojnë se mund të jetë varianti që përhapet më së shpejti edhe më ngjitës sesa Alpha (U.K/B.1.1.7). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori