LAJMI I FUNDIT:

“Arbëria” në kinematë italiane: Historia e një vajze në konflikt me të shkuarën

“Arbëria” në kinematë italiane: Historia e një vajze në konflikt me të shkuarën

Filmi “Arbëria” sjell për publikun italian një histori nostalgjie, që ka në qendër konfliktin me të shkuarën, me rrënjët.

Regjisorja e filmit, Francesca Oliveri, ka përzgjedhur si personazh të filmit Aida Grecon (interpretuar nga Caterina Misasi).


“’’Arbëria’ është historia e Aidës, një gruaje kurajoze që i përket një minorance etnike shqiptare. Historia e Aidës është pjesërisht e frymëzuar nga histori të disa familjarëve të mi, elementë biografikë që unë i theksoj për të orientuar veten mes fuqisë dhe nderit të rikrijimit të reales”, ka thënë regjisorja.

Aida, heroina e këtij filmi është dizajnere. Dhe pasi ka lëvizur shumë herë, ajo vendoset në Jug të një qyteti Evropian.

“Pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Aida është e detyruar të kthehet në vendin e saj të lindjes që gjendet në malet e Polinos në jug të Italisë. Gjatë kthimit të saj ajo rijeton konfliktin e brendshëm që e ka bërë të braktisë këtë tokë të mallkuar e misterioze”, thotë regjisorja teksa shton se ajo duhet ndër të tjera të provojë të flasë gjuhën mëmë: gjuhën arbëreshe. “Në periudhën e pasluftës, procesi i alfabetizimit ishte një valë që përfshiu të gjithë vendin. Pati shumë komunitete që ishin minorancë gjuhësore e që nuk mundën të rezistonin imponimit të një gjuhe të përbashkët”.

Regjisorja nëpërmjet rrëfimeve të gjyshes së saj për vendin, që i përket një kombi që nuk ekziston , Arbërisë, sjell edhe disa tematika me vlerë në këtë dokumentarë: Prishja e gjakut, kultura e dyfishtë, përkatësia etnike e fshehur apo e refuzuar…

Filmi që ka në qendër traditat dhe kultura e komunitet arbëresh do të prezantohen në kinematë italiane nga 26 marsi. /Shqiptarja/