Elfsborgu ka marrë fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim ndaj Hackenit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit suedez. 

Në këtë ndeshje pati një përballje futbollistësh shqiptarë, pasi në taborin e mysafirëve ishin vëllezërit Arbër dhe Besfort Zeneli, teksa në portë për vendasit ishte Etrit Berisha. 


Zeneli u inkuadrua në fushë në minutën e 59-të të ndeshjes, teksa golin e realizoi në minutën e 87-të. 

Goli dhe paraqitja e tij në këtë sfidë, bëri që ai të vlerësohej si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.8. 

30-vjeçari për 32 minuta lojë pati gjashtë pasime të kompletuara, dy pasime kyçe dhe një rast të madh për gol të krijuar. 

Ai gjithashtu pati një driblim të kompletuar, teksa fitoi katër nga gjashtë duelet në të cilat u përfshi në fushë me kundërshtarët. 

Në total në këtë edicion të ri të garave, Zeneli është paraqitur në pesë ndeshje dhe ky ishe goli i tij i parë./Telegrafi/

telegrafi sport app