LAJMI I FUNDIT:

Arben Vitia zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë

Arben Vitia zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës, duke zgjedhur në krye të saj Arben Vitinë .

Siç njofton LVV, në një proces zgjedhor demokratik, me njëzetegjashtë vendvotime të hapura të shtunën, ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes nga komuna e Prishtinës kanë pasur të drejtën dhe mundësinë që përmes parimit “Një anëtar një votë” të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë.


“Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ, qendra në Prishtinë, njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kandidati Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ky proces zgjedhor dëshmoi edhe njëherë demokracinë e pashembullt në organizatën tonë, rolin dhe rëndësinë që ka aktivisti, sikurse që shfaqi entuziazmin e lartë në mesin e anëtarëve për zgjerimin dhe rritjen e Lëvizjes Vetëvendosjes edhe në Prishtinë si kudo në Kosovë.

KZAQ vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarde të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falënderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre”, thuhet në komunikatën e LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori