LAJMI I FUNDIT:

Arben Muqolli është trajner i Vushtrrisë

Arben Muqolli është trajner i Vushtrrisë
(Foto: kosovahandball.info)

Trajneri pejan, Arben Muqolli, ka marrë drejtimin e KH Vushtrrisë. Klubi vushtrrias të enjten ka zyrtarizuar marrëveshjen me Muqollin, ish-lojtarin e dalluar të hendbollit.

Muqolli ka punuar gjatë te Besa Famgas, ndërsa është larguar gjatë verës nga klubi pejan. Ai ndërkohë u emërua trajner i Kosovës U20, ndërsa do ta drejtoj Vushtrrinë që pas kthimit në Superligë ka pretendime të mëdha.

Vushtrria ka luajtur dy ndeshje të forta në hapje të kampionatit, por ka pësuar nga Kastrioti dhe Rahoveci. Tani e pret një tjetër derbi, me Prishtinën. Pikërisht ndaj Prishtinës, Muqolli do të debutojë në fundjavë. Muqolli si lojtar ka dhënë kontribut te kjo skuadër.

Vushtrrinë drejt kthimit në Superligë e ka udhëhequr Andon Boshkovski. Ai ka përgatitur skuadrën edhe për edicionin aktual, ndërsa ishte edhe në ndeshjen ndaj Kastriotit. Por, Boshkovski ndërroi jetë papritur para një jave.
Vushtrria ka angazhuar lojtarë vendorë e të huaj dhe ka synime për pjesën e epërme të tabelës.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori