LAJMI I FUNDIT:

Arba Kokalari nis detyrën, e para eurodeputete shqiptare (Foto)

Arba Kokalari nis detyrën, e para eurodeputete shqiptare (Foto)

Më 2 korrik, eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari, e cila fitoi në zgjedhjet evropiane me partinë kryesore të Suedisë, ka filluar zyrtarisht detyrën.

Mbesa e Musine Kokalarit, e cila jeton në Stokholm të Suedisë është shqiptarja e parë që në zgjedhjet e Majit ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.


“Sot është dita ime e parë si anëtare e Parlamentit të BE-së! E prekur të mbajt këtë vend nderi të caktuar nga votuesit dhe për të jem zëri i Suedisë në BE. Tani më pret puna e vështirë!”, shkruante dje Kokalari.

Arba Kokalari, ka lindur në Shqipëri, ndërsa u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati, nipi i Musine Kokalarit kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente.

Kokalari e Partisë Moderatore ishte e katërta në listë. Partia e Kokalarit ka fituar 17.6 %, rezultat që iu garanton pikërisht katër deputetë.

Kjo ishte gara e dytë për Kokalarin, e cila herën e parë është ndarë nga fitorja për vetëm 2 mijë vota. E kështu më në fund ajo ia arriti të bëhej pjesë e Parlamentit të BE-së. /gsh/