LAJMI I FUNDIT:

Araujo i premton besnikëri Barcelonës: Do të jem këtu për shumë vite

Araujo i premton besnikëri Barcelonës: Do të jem këtu për shumë vite

Ronald Araujo foli me mediat pas barazimit 2-2 të Barcelona me Atalanta në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi uruguaian shënoi një gol për Barcelona dhe bëri një deklaratë për të ardhmen e tij me klubin.

Kapiteni i ka premtuar besnikëri Barcelonës, pasi ai ditë më parë vazhdoi edhe për gjashtë vite të tjera me klubin.


Barcelona nuk do të publikojë më klauzolat e lojtarëve për të shmangur raste si ai i Neymar
Lexo po ashtu Barcelona nuk do të publikojë më klauzolat e lojtarëve për të shmangur raste si ai i Neymar

“Jam shumë i lumtur për golin pas rinovimit, mund ta shihni punën, atë që jap në fushë dhe shoh që njerëzit e vlerësojnë atë.

“Nëse do Zoti, do të jem këtu për shumë vite te Barcelona, nëse varet nga unë, sigurisht”, deklaroi  Araujo pas ndeshjes.

Araujo ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe me ndikim në skuadrën e Barcelona këtë sezon pas rikthimit nga lëndimi.

Zyrtare: Barcelona blindon Araujon me kontratë të re
Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona blindon Araujon me kontratë të re

Me këtë gol, ai vuri në pah edhe aftësinë e tij për të ndihmuar ekipin në të dyja fazat e lojës.

Tifozët e Barcelona shpresojnë që Araujo të qëndrojë për një kohë të gjatë në klub, duke u bërë një nga shtyllat kryesore të projektit të ri të klubit.

Kujtojmë që Araujo refuzoi Juventusin për t’i qëndruar katalunasve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori