LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite ndërton sistemin më të madh në botë për energji diellore (Foto)

Arabia Saudite ndërton sistemin më të madh në botë për energji diellore (Foto)

Sistemi më i madh në botë për mbledhjen e energjisë diellore, pritet të ndërtohet së shpejti në Arabinë Saudite.

Mbretëria e pasur, në partneritet me gjigantin japonez të internetit SoftBank, do të ndërtojnë sistemin me kapacitet prej 200 giga-vatësh, transmeton Telegrafi.

Më këtë kapacitet, platforma do të jetë 200 herë më e fuqishme, se sistemi që është duke funksionuar për momentin.


Por, kjo nuk pritet të jetë lirë. Në këtë projekt do të shpenzohen 200 miliardë dollarë, për të qenë gati në fillim të vitit 2030.

Pamja që mund ta ketë ky sitëm diellor

Ky është një prej projekteve të shumta, me të cilat Arabia Saudite po kërkon të largohet prej varësisë nga nafta – që është një prej qëllimeve të princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Pos shpenzimeve enorme, platforma do t’i zë 5,000 kilometra katrorë, që është masë më e madhe se disa prej kryeqyteteve të më dha botërore. Hong Kongu zë një hapësirë prej 1,090 kilometrave katrorë, New York City 784 kilometra katrorë, teksa Washington DC i ka 176 kilometra katrorë.

“Asgjë nuk mund të them, derisa të shoh që filluan punën pesë deri në dhjetë giga-vatët e parë. Ka shumë punë për të dy kompanitë, është një ekosistem krejtësisht ndryshe”, ka thënë Assaad Razzouk, njëri nga mbikëqyrësit e projektit.

Kjo vjen vetëm pak kohë, pasi Kina bëri të ditura planet për një sistem diellor, që mbledh energji në diell dhe në shi. Ky sistem, ka mendësi të tërheqë energjinë edhe nga fraksionet e pikave të shiut. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çifti britanik thotë se kursyen 20 mijë funte në vit duke jetuar në ishull përgjatë lumit Thames

Çifti britanik thotë se kursyen 20 mijë funte në vit duke jetuar në ishull përgjatë lumit Thames

Interesante
Xhongleri me mollë thyen edhe një rekord Guinness

Xhongleri me mollë thyen edhe një rekord Guinness

Fun
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

Kalo në kategori