LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite kërkon mbrojtje për naftën

Arabia Saudite kërkon mbrojtje për naftën

Arabia Saudite bëri thirrje për të siguruar dërgesat e energjisë dhe i’u bashkua Amerikës duke fajësuar Iranin për sulmin e dy anijeve të transportimit të naftës.

Sulmet e javës së kaluar në gjirin e Omanit, përkeqësuan pasojat e një tjetër ngjarjeje të tillë në muajin maj, ku u dëmtuan katër anije. Uashingtoni që ndodhet në një përplasje me Iranin mbi programin bërthamor, fajësoi Teheranin mbi sulmet e anijeve dhe princi trashëgimtar i Arabisë Saudite bëri të njëjtën gjë. Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin e anijeve në jug të ngushticës së Hormuzit, që është një tranzit kryesor i naftës nga Arabia Saudite dhe prodhuesve të tjerë.


Princi trashëgimtar, Mohammed bin Salman, fajësoi Iranin dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë qëndrim për sulmet.

“Mbretëria nuk kërkon luftë në rajon por nuk do të hezitojë për të mbrojtur njerëzit, sovranitetin dhe interesat e veta”, tha Salman.

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës
Lexo po ashtu Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës

Çmimet e naftës janë rritur të hënën, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Uashingtoni ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të sigurt në Lindje të Mesme.

Ai i ka bërë këto komente një javë pas rritjes së tensioneve, si pasojë e sulmeve në disa anije transportuese të naftës. /Telegrafi/