LAJMI I FUNDIT:

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës

Çmimet e naftës janë rritur të hënën, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Uashingtoni ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të sigurt në Lindje të Mesme.

Ai i ka bërë këto komente një javë pas rritjes së tensioneve, si pasojë e sulmeve në disa anije transportuese të naftës.


Çmimet kanë shënuar rritje për 4.5 për qind edhe ditën e enjte, pas sulmeve në dy anije afër Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit.

Kjo njëherësh ka qenë hera e dytë në një muaj që, kanë ndodhur sulme në zonën më të rëndësishme në botë, sa i përket furnizimeve me naftë.

Këto sulme kanë ndodhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi Uashingtoni e fajëson Teheranin për sulmet e së enjtes, derisa ky i fundit i mohon akuzat, shkruan REL.

Lindja e Mesme në alarm, një anije cisternë goditet nga një raketë në Gjirin e Omanit (Foto)
Lexo po ashtu Lindja e Mesme në alarm, një anije cisternë goditet nga një raketë në Gjirin e Omanit (Foto)

Përveç kësaj, këto dy shtete kanë mospajtime prej kur SHBA-ja është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, Irani lirohet nga sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor, mirëpo presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ky dokument ka shumë të meta, andaj ka larguar SHBA-në nga ky plan. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori