LAJMI I FUNDIT:

Arabët e pasur në mbledhjen e përvitshme me super-makina në Londër (Foto)

Arabët e pasur në mbledhjen e përvitshme me super-makina në Londër (Foto)

Tashmë është bërë e përvitshme, që pasanikët nga Arabia Saudite dhe Kuvajti, të ikin nga nxehti i vendlindjes dhe të mblidhen në Londër. Bashkë me super-makinat e tyre të shtrenjta.

Një hotel në kryeqytetin anglez, është vendtakimi i të rinjve që udhëtuan me aeroplanë bashkë me veturat luksoze që së bashku kushtojnë mbi dy milionë euro, transmeton Telegrafi.


Pos që e kanë hapësirën e rezervuar për parkim, ata po paguajnë nga njëmijë euro për një natë, që t’i mbajnë ndezur motorët e makinave.

Lamborghini Aventador i 300 mijë eurove, Rolls-Royce Ghost që kushton 250 mijë euro dhe një Doge Viper i 140 mijë eurove, ishin ndër të parat që arritën.

Shumë njerëz po e vizitojnë atë zonë, pasi jo çdo ditë ka mundësi që të shihen super-makina aq të shtrenjta, të mbledhura së bashku. /Telegrafi/