Apple po përgatit një mënyrë të re për të vërtetuar nëse një fotografi është origjinale apo është manipuluar me Al.

Funksioni i ri, i quajtur “Reference Image”, pritet të jetë pjesë e serisë iPhone 18 Pro dhe do të përdorë sensorin e ri të kamerës për të nënshkruar çdo piksel të fotografisë që kapet.


Fotografitë do të autentikohen vetëm kur përdoruesi aktivizon modalitetin Reference.

Pas fotografimit, të dhënat e nënshkruara do të përpunohen nga sistemi Private Cloud Compute i Apple për të krijuar një version referencë të pandryshueshëm, i cili mund të shihet në aplikacionin Photos.

Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krahasojnë fotografinë origjinale me versione të tjera dhe të kuptojnë nëse ajo është modifikuar më vonë.

Ndërsa fotografitë e krijuara me AI po bëhen gjithnjë e më realiste, kompani të ndryshme kanë zhvilluar standarde për identifikimin e tyre.

Apple po zgjedh një qasje tjetër, duke e integruar autentikimin direkt në harduerin e iPhone-it.

Apple do t’u ofrojë gjithashtu zhvilluesve një Reference Image API për iOS, iPadOS dhe macOS, duke mundësuar që në të ardhmen këto fotografi të kontrollohen edhe përmes aplikacioneve të tjera.

Megjithatë, funksioni nuk do të jetë i disponueshëm në iPhone 18 Pro që në momentin e lansimit në Bashkimin Evropian.

Apple thotë se përdoruesit evropianë do të mund t’i krijojnë dhe shohin këto imazhe përmes versioneve të reja të sistemeve operative.