Apple shet 51 milionë iPhone dhe 26 milionë iPad, për tre muaj

Kompania tha se ka arritur rekord të shitjeve për iPhone, pasi që ka shitur mbi 51 milionë njësi të iPhone për një tremujor dhe 26 milionë iPad, duke e vendosur një rekord të ri për një tremujor të vetëm.
Të ardhurat e Apple arritën një rekord prej 57.6 miliardë dollarëve për tremujor, ndërsa profiti neto i kompanisë ka arritur në 13.1 miliardë dollarë.
Në publikimin e njëjtë, Apple gjithashtu tha se ka arritur të shesë 4.8 milionë kompjuterë Mac, që paraqet një ngritje të ndjeshme nga 4.1 milionë njësi të Mac sa kishte shitur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
28/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































