LAJMI I FUNDIT:

Apple punëson staf për të punuar në produktet e saj të inteligjencës artificiale

Apple punëson staf për të punuar në produktet e saj të inteligjencës artificiale

Në kohën e pasigurisë ekonomike dhe kompanive të mëdha të teknologjisë që largojnë numër të madh të punëtorëve, momentalisht vende pune ka vetëm për njerëzit që punojnë me inteligjencën artificiale.

Në fund të fundit, inteligjenca artificiale është çmenduri së fundmi dhe korporatat e mëdha nuk duan të mbeten prapa.


Kjo është arsyeja pse Apple po ndjek hapat e firmave të tjera të teknologjisë dhe ka hapur gjithsej 176 pozicione të reja në lidhje me mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Pocket-lint raporton se 68 nga ato pozicione janë brenda departamentit të Siri, 52 të tjerë do të punojnë me iOS dhe 46 pozita tjera janë të lidhura me macOS, ndërsa pozicionet e tjera do të kërkojnë të punoni me më shumë se një produkt.

As Apple nuk e mban sekret. Gjatë prezantimit më të fundit të të ardhurave, zëdhënësi i Apple vuri në pah se kompania po i afrohet AI në një mënyrë të qëllimshme dhe të menduar.

Në fakt burimet e brendshme thonë se Apple e ka reduktuar përdorimin e “chatbot-ëve” të inteligjencës artificiale për të parandaluar daljen në publik të informacioneve sensitive.

Apple ka planifikuar tashmë një ngjarje speciale për 5 qershor të fokusuar në AR/VR, por se mund të ketë lajme edhe për inteligjencën artificiale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori