Apple me plane të reja për të rritur fitimet, merr vrull projekti për një robot tavoline
Kohët e fundit, kanë qarkulluar lajme se Apple është duke u thelluar në robotikë personale.
Tani, një tjetër raport është shfaqur, duke sugjeruar se Apple po ecën përpara me një robot tavoline ndërsa eksploron rrjedhat e reja të të ardhurave.
Bëhet e ditur se pajisja e re tavoline e Apple mund të kombinojë një ekran të ngjashëm të iPad me një krah robotik.
Mark Gurman nga Bloomberg, raporton se gjiganti i teknologjisë po shikon rrjedhat e reja të të ardhurave dhe po përparon me zhvillimin e një pajisjeje shtëpiake të nivelit të lartë.
Apple raportohet se tashmë ka mbledhur një ekip prej disa qindra personash për të zhvilluar pajisjen e re shtëpiake që kombinon një ekran të madh me një krah të hollë robotik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, pajisja do të përdorë aktivizues për të anuar dhe rrotulluar ekranin 360 gradë, duke ofruar një kthesë unike në produkte si Echo Show 10 e Amazon dhe Portalin tashmë të ndërprerë të Meta-s.
Gjithashtu, roboti thuhet se do të jetë projektuar si një qendër inteligjente shtëpie gjithëpërfshirëse, sistem videokonferencash dhe pajisje sigurie me telekomandë.
Burimet, të cilët kërkuan anonimitetin për shkak të sekretit të projektit, zbuluan se nisma – e koduar si J595 – mori dritën jeshile nga ekipi ekzekutiv i Apple në vitin 2022, por ka marrë vrull kohët e fundit.
Koncepti për këtë pajisje tavoline rrotullohet rreth përdorimit të Siri-t dhe veçorive të ardhshme të Apple Intelligence si sistemi kryesor i kontrollit.
Për shembull, gjatë një videotelefonate, mund të thuash “Më shiko” dhe ekrani do të përshtatet automatikisht për t’u fokusuar tek ju.
Pajisja pritet të njohë edhe zëra të ndryshëm dhe të zhvendosë fokusin e saj në përputhje me rrethanat.
Ndryshe, lëvizja e Apple në robotikë është pjesë e një plani më të madh për të rritur shitjet dhe për të përfituar sa më shumë nga Apple Intelligence e saj e ardhshme, e cila do të shpërndahet në iPhone, iPad dhe Mac këtë vit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar