LAJMI I FUNDIT:

Apple ndryshon qëndrim, shpërblen me para dhjetë fotografitë më të mira të realizuara me iPhone

Apple ndryshon qëndrim, shpërblen me para dhjetë fotografitë më të mira të realizuara me iPhone

Nganjëherë, e tëra që nevojitet është pak motivim.

Pasi që fotografët, artistët dhe mediat që merren me teknologji, e vlerësuan si të padrejtë vendimin e Apple, që në garën ‘Shoot on iPhone” të mos paguajë asgjë për fituesit, kompania ka ndryshuar qëndrim, transmeton Telegrafi.


Megjithëse konsideroi se ‘paratë nuk e shpaguajnë vlerën që ka fotografia’ Apple ka vendosur, që ta shpërblejë me para secilin fotograf, imazhi i së cilit zgjidhet më i miri dhe shfaqet në billbordet dhe reklamat e Apple.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të paguhen fotografët, por do të marrin shpërblim për aq sa herë fotografia tyre shfrytëzohet dhe kohëzgjatjen që është në publik.

“Tipike e kompanive të mëdha, që kërkojnë kreativitet maksimal, ndërsa ofrojnë promovim në këmbim të pagesës, derisa të ardhurat e tyre janë enorme” ka qenë një prej kritikave më të mëdha, lidhur me qëndrimin e mëparshëm.

Ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e Apple, pos një komunikate që e hedhë poshtë vendimi e kaluar. /Telegrafi/