LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të lansoj katër Mac të ri, javën e ardhshme

Apple mund të lansoj katër Mac të ri, javën e ardhshme

Apple ka konfirmuar se më 30 tetor, ata do të organizojnë një ngjarje.

Kompania nuk ka konfirmuar se për çka do të jetë ngjarja, por është spekuluar se është shumë e mundur që Apple të njoftojë iPad të ri, ndërsa tani ka më shumë prova që tregojnë se mund të shohim edhe kompjuterë të rinj Mac.


Kështu raporton baza e të dhënave të EEC-së, në të cilën janë zbuluar disa numra të rinj të modeleve Mac. Apple më parë këtë vit ka rifreskuar MacBook Pro, që do të thotë se kjo ngjarje ndoshta nuk do të sjell MacBook Pro të ri.

Në vend të kësaj besohet se ne mund të jemi në gjendje të shohim një rifreskim të iMac, MacBook Air, MacBook dhe ndoshta edhe Mac Mini, i cili nuk është përditësuar për një kohë të gjatë.

Ka pasur thashetheme për një laptop potencialisht më të lirë MacBook dhe kjo ngjarje mund të shoh këto thashetheme duke u bërë të realizushme.

Fokusi kryesor i ngjarjes ka shumë të ngjarë të shkoj në iPad, i cili pritet të ketë një dizajn të ri dhe gjithashtu veçori të reja si Face ID dhe një port USB-C në vend të Lightning.

Sidoqoftë, duhet të kemi të gjitha detajet zyrtare në më pak se një javë. /Telegrafi/