Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple ka arritur të shesë mbi 60 milionë iPhone në tremujorin e fundit, një rritje kjo e konsiderueshme nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Mirëpo, për momentin këto janë vetëm supozime nga analistët e tregut, të cilët e përcjellin performancën e kompanisë më të madhe amerikane.


Do të jetë interesante të shihet se si do të jenë shifrat zyrtare nga Apple, dhe nëse kompania ka arritur të shesë më shumë iPhone sesa kanë parashikuar analistët.

Në prezantimin e rezultateve të saj financiare, Apple do të prezantojë edhe numrin e iPad-ëve dhe Mac’ëve të shitur, ndërsa kësaj radhe pritet që të hyrat e mbledhura të kompanisë do të jenë edhe më të mëdha.

Para pak ditësh, Apple gjithashtu ka paralajmëruar edhe lansimin e iPhone në China Mobile, operatorin më të madh kinez, i cili pritet që ta rrisë edhe më shumë numrin e iPhone’ëve të shitur. / Telegrafi /