LAJMI I FUNDIT:

Apple ka ekzagjëruar jetëgjatësinë e baterisë të linjës së re të iPhone

Apple ka ekzagjëruar jetëgjatësinë e baterisë të linjës së re të iPhone

Apple po ekzagjeron jetëgjatësinë maksimale të baterisë të iPhone-ëve të tyre, sipas një raporti të ri nga Which?, një grup advokimi i bazuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Which?  tha se në testimet e nëntë modeleve të iPhone, gjeti se të gjithë ata kanë jetëgjatësi më të vogël të baterisë, prej 18% deri në 51%.

Shkelësi më i madh i grupit ishte iPhone XR, për të cilën Apple pretendonte se do të zgjaste 25 orë.

Testimet e Which? megjithatë, zbuluan se bateria e telefonit zgjati vetëm 16 orë dhe 32 minuta, për një mospërputhje prej 51%.

Rezultatet për iPhone XR janë të habitshme, duke qenë se jeta e baterisë konsiderohet të jetë një nga pikat e forta të pajisjes në rishikimin e saj nga njohësi i telefonisë mobile, Julian Chokkattu.

Telefoni inteligjent gjithashtu ofroi performancë të shkëlqyeshme dhe një  kamerë të mirë për çmimin e ultë, krahasuar me iPhone XS dhe iPhone XS Max.

Which? gjithashtu gjetën mospërputhje me pretendimet e jetës së baterisë të telefonave HTC, megjithëse jo aq sa dallimet tek vlerësimet e Apple.

Koha mesatare e bisedimeve e HTC-së për disa telefona të mençur thuhej të ishte 20.5 orë, por në teste zgjatën vetëm mesatarisht 19.6 orë, një ndryshim prej 5%. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori