LAJMI I FUNDIT:

Apple iOS 10 lansohet zyrtarisht

Apple iOS 10 lansohet zyrtarisht

Apple ka lansuar softuerin e saj iOS 10 për iPhone, iPad dhe iPod Touch i cili vjen me një numër të madh të tipareve të reja dhe përmirësimeve.

Një prej tipareve të reja është kodimi i ekranit apo ‘lock screen’ i cili tani mund të bëhet vetëm duke shtypur pullën ‘home’. Rrëshqitja për të hapur faqen kryesore tani është hequr si opsion.


Apple poashtu ka përmirësuar një numër aplikacionesh si Maps, Photos, Apple Music dhe disa të tjera të cilëve u ka dhënë një pamje të re dhe tipare të reja.

Në iOS 10 ju mund të fshini aplikacionet e Apple që nuk i përdorni si për shembull aplikacioni i stoqeve. Disa prej aplikacioneve nuk do të fshihen por do të hiqen nga faqja kryesore e aplikacioneve.

Aplikacioni photos vjen me tiparin e kërkimit dhe tiparin ‘Memoriet’ që krijon automatikisht një koleksion të fotove që ju shkrepni.

iOS 10 është i gatshëm për shkarkim përmes pajisjes suaj mobile.