LAJMI I FUNDIT:

Apple, Google e gjigantët tjerë “kanë 1.4 trilion dollarë të fshehura në parajsa fiskale”

Apple, Google e gjigantët tjerë “kanë 1.4 trilion dollarë të fshehura në parajsa fiskale”

Korporata gjigante amerikane, te tilla si Apple, Walmart dhe General Electric kanë fshehur 1.4 trilion dollarë në parajsat fiskale.

Është organizata e bamirësisë “Oxfam” që bën një denoncim të tillë, pikërisht në kohën kur skandali financiar i “Panama Papers” ka trazuar ujërat në të gjithë botën.


Sipas organizatës, një shumë e tillë parash, më e lartë se sa GDP-ja e Rusisë, Koresë së Jugut dhe Spanjës, ruhet në një rrjet hermetik prej 1,608 filialesh “offshore”.

“Oxfam” pretendon se raporti i titulluar “Broken at the Top” që analizon të dhënat financiare të 50 prej kompanive më të mëdha amerikane, ishte një ilustrim i mëtejshëm i abuzimeve masive sistematike të sistemit global të taksave.

Gjiganti i teknologjisë Apple, kompania e dytë më e madhe në botë, kryeson listën me 181 miliardë dollarë të fshehura në tri filiale “offshore”.

Konglomerati General Electric, për të cilin organizata bamirëse thotë se ka marrë 28 miliardë dollarë nga taksapaguesit, pozicionohet në vend të dytë me 119 miliardë dollarë të fshehura në 118 filiale të parajsave fiskale.

Më pas vjen Microsoft me 108 miliardë dollarë.

Në “Top 10”përfshihet gjithashtu gjiganti i farmaceutikës Pfizer dhe kompania Alphabet and Exxon Mobil e lidhur me Google.

Përdorimi i parajsave fiskale ka lejuar kompanitë amerikane të reduktojnë normat efektive të tatimit me 4 trilionë, mes vitit 2008 dhe 2014, transmeton TCh.

Sipas organizatës kjo i ka ndihmuar ato të shpenzojnë miliarda në një ushtri lobistësh që kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti në formën e kredive, paketave të shpëtimit dhe garancive, të financuara nga taksapaguesit.

“Oxfam” vlerëson se shmangia e taskave nga korporatat amerikane i ka kushtuar ekonomisë botërore rreth 111 miliardë dollarë në vit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori