LAJMI I FUNDIT:

Apple dhe Samsung ri-kthehen në gjykatë!

Apple dhe Samsung ri-kthehen në gjykatë!

Apple dhe Samsung janë në një betejë të ashpër ligjore për një kohë të gjatë, në të cilën Apple deri më tani ka dal fitues me 1 miliard dollarë të fituara nga rasti gjyqësor në muajin gusht. Dhe sot, është thënë se dy rivalët më të mëdhenj në industri, tani janë duke u ri-kthyer në gjykatë.

Kompania më e madhe amerikane, Apple tani është duke kërkuar që të rris vlerën e dëmshpërblimit në 1.5 miliardë dollarë, ndërsa Samsung ka apeluar ndaj vendimit, duke u munduar që të zvogëlojë dëmin e caktuar nga gjykata.

Për më shumë, Apple është gjithashtu duke kërkuar që Samsung të ndalohet të shesë produktet e saj në tregun e SHBA-ve.


Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i gjykatës, për rastin e ri mes dy rivalëve të teknologjisë, ku Samsung është duke u përpjekur shumë që ta ulë vlerën e dënimit të caktuar në gjykatën amerikane. / Telegrafi /