LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Të gjendet një zgjidhje për murin në Mitrovicë

Apostolova: Të gjendet një zgjidhje për murin në Mitrovicë

Autoritetet e Kosovës tashmë kanë thënë se do ta rrëzojnë murin në Veri, por Zyra e BE-së si duket nuk është e kënaqur me këtë.

Gjatë një takimi të shefes së BE-së në Kosovë Natalyia Apostolova me Ministrin Ferat Shala, zyrtarja evropiane ka thënë se zgjidhja për murin në Veri duhet të funksionojë për të gjithë.


“Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë” thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Komunikata e plotë e Zyrës së BE-së në Kosovë:

“Zbatimi i ndihmës së BE-së, zhvillimet relevante në veri dhe puna e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës dhe Zbatues ishin temat e takimit mes Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferat Shala. Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë. Ministri Shala njoftoi për emërimin e një Sekretari për Këshillin Mbikëqyrës dhe Zbatues në ditët në vazhdim. Të dy palët theksuan kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës përmes ndihmës së IPA-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori