LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: BE-ja brenda një viti mbështet Kosovën deri në 100 milionë euro, kemi 300 projekte aktive

Apostolova: BE-ja brenda një viti mbështet Kosovën deri në 100 milionë euro, kemi 300 projekte aktive
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova

Në një intervistë speciale për Telegrafin, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka treguar se BE-ja në vendin tonë brenda një viti investon 100 milionë euro.

Apostolova ka thënë se aktualisht kjo zyre është duke i mbështetur 300 projekte.


“Bashkimi Evropian e mbështet Kosovën me 100 milionë euro në vit. Ne i kemi mbi 300 projekte në Kosovë, duke i mbuluar të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik dhe social, sundimin e ligjit, etj.”, tha Apostolova.

Ajo ka përmendur se BE-ja ka mbështetur ngrohjen lokale në Prishtinë, ku sipas saj, nga ky projekt kanë përfituar mbi 85 mijë shtëpi.

“Ne kemi mbështetur edhe ngrohjen lokale për 85 mijë shtëpi në Prishtinë, ku tani kanë ngrohje të klasit të parë dhe të padëmshme për ambientin. Të njëjtën gjë planifikojmë ta bëjmë edhe në Gjakovë për 40 për qind të popullsisë. Vitin e ardhshëm do ta fillojmë projektin për ndërrimin e filtrave të ‘Kosova B’, ku pritet të ketë ndikim të madh pozitiv në shëndetin e njerëzve, si dhe në ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Gjithashtu ka edhe disa projekte të reja në përgatitje e sipër, siç është furnizimi me ujë të pijshëm në Kosovën lindore përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian. Për momentin veçse jemi duke e kryer studimin e fizibilitetit për këtë projekt”, u shpreh ajo.

Apostolova për Telegrafin: Formimi i Qeverisë të ndodh së shpejti, institucionet e reja të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve
Lexo po ashtu Apostolova për Telegrafin: Formimi i Qeverisë të ndodh së shpejti, institucionet e reja të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve

Në këtë intervistë, Apostolova ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për vonesat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe për temat në të cilat duhet të fokusohet Qeveria e re. /Telegrafi/