LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal fillon nga 1 prilli

Aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal fillon nga 1 prilli

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se nga 1 prilli (e diel) mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM1/2018, vazhdon deri më 30 prill 2018.


“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton ATK-ja, shkruan Telegrafi.

Fituesit potencial do të rimbursohen me 10 për qind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro.

“Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro”, kanë thënë në ATK. /Telegrafi/