LAJMI I FUNDIT:

Aplikacionet më të mira për 2016-ën

Aplikacionet më të mira për 2016-ën

Me afrimin e fundit të vitit, shumë bilance bëhen mbi atë që lëmë pas, e në mesin e tyre gjen edhe renditje nga më të ndryshmet e të shumëllojshmet, një prej të cilëve është edhe lista e aplikacioneve më të dashura të 2016-s për telefonat “iPhone” dhe ata me sistem operativ “Android”.

“Smartphone”-t tani i gjen rëndom në xhepin tonë. Ata na ndihmojnë të lidhemi shpejt me të afërmit e miqtë, të kontrollojmë internetin kudo që jemi, të shohim deri edhe filma e shfaqje televizive, e të kryejmë lloj-lloj veprimesh, që në kushte të tjera do të na merrnin shumë kohë.

Por telefonët vetë do të ishin thuajse të pakuptimtë pa “software”-t që i ngarkojnë si me magji fuqi të reja, të cilat edhe vet krijuesit e tyre në fillim i mendonin të pamundura.

Aplikacionet e listës së krijuar nga “the Time” janë ato që pasurojnë mjetin tonë të komunikimit, e që për këtë vit llogariten si absolutisht më populloret. “Puzzle”-i me krijimin e njerëzve të vegjël të dëborës, “A Good Snowman Is Hard to Build”, i bukur vizualisht dhe që të rrëmben si lojë, është një ndër më të këndshmit dhe të zgjuarit e këtij viti.

Edhe pse për të njëjtën gjë luftojnë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”; “Spotify” vazhdon të mbetet mbreti i aplikacioneve për dëgjimin “live” të muzikës, apo “music streaming apps”. Ndryshimi i dizajnit këtë vit i ka sjellë një pamje më moderne dhe është tmerrësisht i lehtë në përdorim.

Nëse nuk je gjithë kohën në makinë, ndoshta nuk të bie rasti ta dëgjosh shpesh radion. Epo, në këtë rast të ndihmon aplikacioni “NPR One”, një stacion publik i adoptueshëm, i cili mëson se çfarë të pëlqen dhe cilat subjekte të interesojnë më shumë, për të ngritur me kalimin e kohës “një feed” (furnizues) më personal, transmeton tch.

Të duhet një recetë gatimi? Ndonjë këshillë e vlefshme dhe e shpejtë? Është “NYT Cooking”. I përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe zgjidhja zëre se erdhi. “What’s App”-i ekziston prej 7 vitesh e është kthyer në njërin prej mjeteve më të mirë të komunikimit sot në botë. “Pokemon Go” vazhdon të mbetet i preferuar, ashtu si dhe “Snapchat”; “Signal”, i cili sigurohet që “chat”-i yt të mbetet i fshehtë, apo “Venmo”, që të ndihmon me transfertat e parave.

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori